Skip to content
Politikë

A do ketë konsensus për komisionet hetimore? Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

· 1 min lexim

Do të zhvillohet sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet për ngritjen e dy komisioneve hetimore, të cilat prej 5 muajsh janë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga opozita.

Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje, e cila është parashikuar që të nisë rreth orës 13:30.

Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së, Çuçi dhe Bardhi nga opozita, kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare, të nxitur nga kryeparlamentarja Nikolla dhe përfaqësuesit e BE-së në Tiranë.

Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.