Skip to content
Aktualitet

E zë zetori poshtë, vdes 67-vjeçari

· 1 min lexim

Një 67-vjeçar në Sarandë ka ndërruar jetë tragjikisht mbrëmjen e djeshme. Në bazë të njoftitmit të policisë rezulton se personi është rrëzuar duke punuar në vreshtari dhe zetori e ka zënë aksidenatalisht.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.