Skip to content
Kronikë

65-vjeçari qëllohet me armë zjarri nga i vëllai, arrestohet nga policia (Emrat- Detajet e para)

· 2 min lexim

Të shtëna me armë zjarri kanë zgjuar Lushnjen ditën e sotme. Një 65-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Ngurrëz të Vogël në Lushnje. Mësohet se i plagosur ka mbetur Faik Veliu ndërsa është arrestuar vëllai i tij Sami Veliu.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia si rezultat i reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu.

Mësohet se policia ka sekuestruar edhe armën e krimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, ku në territorin e jashtëm të banesës së tij është plagosur me armë zjarri shtetasi Faik Veliu, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.