Skip to content
Kryesore

6 janari, Dita e Dritës dhe Ujit të Bekuar/ Si u kremtua në vendin tonë?

· 1 min lexim

Qindra besimtarë ortodoksë kanë kremtuar sot “Ditën e Ujit të Bekuar”, ose siç njihet ndryshe Dita e Kryqit.

Siç është traditë prej shumë vitesh, besimtarët pasi shkojnë në kishë, kthen dhe hedhin një kryq në ujë, e më pas disa qytetarë sfidojnë të ftohtin dhe hidhen për të marrë kryqin.

Sot kjo ditë është kremtuar në Korçë, Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Fier.

Po pse është e rëndësishme kjo ditë për besimtarët ortodoksë?

Zanafilla e kësaj ditë ka të bëjë me shfaqjen e Krishtit mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor.

Për besimtarët uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar.

Mirëpo, në vendin tonë kjo festë rifilloi të kremtohej vetëm pas viteve ’90-të, pasi gjatë sistemit komunist ajo konsiderohej një festë e ndaluar.