Skip to content
Bota

“5 raketa sulmuan aeroportin e Kabulit”, e konfirmon Pentagoni

· 2 min lexim

Mbrëmjen e kaluar aeroporti i Kabulit u sulmua nga 5 raketa rreth orës 11, këtë gjë e ka konfirmuar edhe Pentagoni. Sulmi ishte i paralajmëruar, pasi presidenti Joe Biden, në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se ishte informuar për një sulm terrorist, i cili mund të ndodhte ditën e diel ose të hënën.

Po ashtu gjenerali Tayler në një postim në Twitter u shpreh se falë masave mbrojtëse, forcat amerikane arritën të pengojnë sulmin me raketa.

‘’Rreth orës 11 mbrëmë, deri në pesë raketa u lëshuan në Aeroportin e Kabulit. Forcat ushtarake amerikane përdorën me sukses masat tona të mbrojtjes së forcës për të penguar sulmin.’’ – tha Taylor.

Kujtojmë se sulmin e mori pësipër sërish Shteti Islamik Kharosan, filial afgan i ISIS teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vrarë me dronë dy persona që ishin pjesë e tyre dhe po planifikonin sulme terroriste në aeroportin e Kabulit.

Sjellim në vëmendje se nga sulmi me dron i SHBA-ve, përfundoi duke vrarë 10 anëtarë të një familjeje, përfshirë gjashtë fëmijë, thanë të afërmit e mbijetuar për BBC.

Ata u vranë kur një makinë e parkuar në shtëpinë e tyre u godit nga një shpërthim të ditën e dielë.