Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

32 vite nga masakra e 2 prillit në Shkodër, Berisha: Ne i nderojmë martirët e votës së lirë, por mjerisht sot i nderojmë në kushtet e një monizmi të plotë

12:39 02/04/2023
Reading Time: 1 min lexim

Këtë të diel janë përkujtuar 4 martirët e demokracisë në Shkodër të cilët u vranë në 2 prill të vitit 1991. Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu si dhe Besnik Ceka u vranë nga sistemi komunist në protestën për pluralizëm. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij, tha se sot i kujtojmë këta martirë, mjerisht në kushtet e një monizmi të plotë.

‘Tanket, autoblindat e ushtrisë u derdhën në qytetin bastion të anti-komunizmit. U derdhën mbi Shkodër, e cila qëndroi si epiqendra kryesore e anti-komunizmit në Europë.
Sakrifica sublime e Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës jehoi në mbarë botën e lirë. Ajo shënoi gjithashtu një vetëvrasje të vërtetë për diktaturën komuniste në grahmat e fundit. Bota pa se kjo diktaturë nuk pajtohej me votën e lirë. Se për këtë diktaturë, opozitarët, ata mendonin dhe votonin ndryshe, ishin armiq për t’u vrarë.

Sakrifica e martirëve të 2 prillit u shndërrua në një kushtrim për mbarë shqiptarët. Ata në fakt, u bënë dritë. Shpirti i tyre u bë dritë për shqiptarët në rrugën e përmbysjes në votën e lirë në 22 mars të diktaturës komuniste.

Ne sot i nderojmë martirët e votës së lirë pas 32 vitesh, por mjerisht, i nderojmë në kushtet e një monizmi të plotë. I nderojmë në kushte të njëjta me ato që ekzistonin ditën që ata ranë për t’u bërë të pavdekshëm’, – theksoi gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
“Po luajnë kungulleshkash”/ Analiza e Tomorrit: Kraja iku, tani halli për të justifikuar të pajustifikueshmen i ka rënë pasardhësit të tij

“Po luajnë kungulleshkash”/ Analiza e Tomorrit: Kraja iku, tani halli për të justifikuar të pajustifikueshmen i ka rënë pasardhësit të tij

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip