Skip to content
Politikë

30-vjetori i eksodit të shqiptarëve drejt Italisë, Shehu: Rama po e kthen Shqipërinë drejt Lindjes!

· 2 min lexim

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka risjell në vëmendje 30-vjetorin  e eksodit të madh të shqiptarëve drejt Italisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se kryeministri i vendit Edi Rama, nuk mund ta ndajë Shqipërinë nga Italia, Europa apo Perëndimi.

Më tej ai ka shkruar se marrëdhëniet e mira midis dy popujve, kondicionojnë edhe me të ardhmen tonë të përbashkët në BE. Ai thotë se kryeministri Rama po e shtynë vendin drejt Lindjes e jo drejt Perëndimit dhe sipas tij kjo do të jetë pengesë e përkohshme , por me pasoja afatgjata.

Postimi i Tritan Shehut:

Rama nuk mund te ndaje Shqiperine nga Italia, Europa, Perendimi, kurre!

Ai vetem mund ta pengoje e vonoje kete afersi perkohesisht, ashtu si po tenton te beje.

Shqiperia e Italia- dy popuj te pa ndare, shkruajne sot mediat italiane ne 30 vjetorin e eksodit te madh drejt Italise, ku shqiptaret gjeten portat “krejt te hapura” per t’i pritur.
Kjo eshte e verteta e madhe historike mijra vjecare midis nesh, e cila pa dyshim ka kondicionur dhe te sotmen, do te kondicionoje edhe te ardhmen tone te perbashket ne BE.

Fatkeqesisht vitet e fundit Rama po pengon qellimshem keto lidhje natyrale e jetesore per Shqiperine e shqiptaret.
Autokratet dhe kriminaliteti nuk mund te gjejne strehe ne ate familje te madhe, jane te papajtueshem per aty.

Prandaj ky rregjim kerkon te na shtyje drejt ne drejtimin e kundert, duke minimizuar maredheniet me Italine, Greqine, familjen europiane, Perendimin, per te na degdisur drejt Lindjes.

Aty ku fetishizohen autokratet, dominon krimi e korrupsioni.

Por askush mos te kete iluzione, kjo eshte vetem nje pegese e perkoheshme, megjithese tragjike e me pasoja afat gjate.

Neser pa dyshim gjerat do te rivendosen aty ku duhet, por kjo kerkon qendrese, force, determinim.