Skip to content
Kryesore

30 vjet pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit dalin në protestë

· 2 min lexim

Banorët e fshatit Zvezdë në Maliq dolën në protestë këtë të dielë, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e ujit të pijshëm, një problem që i rëndon prej 30 vitesh.

Rreth dy javë më parë, Ujësjellësi i Korçës nisi një projekt për ta zgjidhur këtë çështje, por punimet duket se po kryhen vetëm për sy e faqe, gjë që ka nxitur banorët të protestojnë.

Banorët theksojnë se punimet po zhvillohen në mënyrë të çrregullt, pasi nuk janë përfunduar ende kanalizimet për ujërat e zeza, të domosdoshme për fillimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Ata ankohen se puna po zhvillohet pa një plan të qartë dhe mungesa e kanalizimeve për ujërat e zeza e përkeqëson situatën.

Investimi konsiderohet nga banorët si i papërgatitur dhe jo profesional, duke vënë në dyshim efikasitetin e tij.

Gjithashtu, ata shprehin zhgënjim për mungesën e interesit nga përfaqësuesit e pushtetit lokal, të cilët deri tani nuk janë paraqitur për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Banorët kanë frikë se, pavarësisht investimit, për shkak të punimeve të dobëta, fshati do të vazhdojë të mbetet pa ujë të pijshëm.