Skip to content
Të Gjitha

Rigjykimi i dosjes “Azem Hajdari”, përcaktohet trupa gjykuese

· 1 min lexim

Krimet e Rënda kanë përcaktuar treshen gjykuese për dosjen “Azem Hajdari”

Gjyqtarët e përzgjedhur me short janë Klodian Kurushi, Fran Prendi dhe Marsela Bilali, shkruan “Dosja.al”.

Dosja për Izet Haxhinë ishte në Prokurorinë e Tiranë, por pak javë më parë, ky organ shpalli moskompetencën, duke ja kaluar çështjen Krimeve të Rënda.

Shqyrtimi i çështjes ku Izet Haxhia akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, do të nisë më 7 tetor.

Për këtë vepër penale ai është dënuar 25 vite në mungesë.

Po për këtë vepër penale Jahi Sali Mulosmani, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Haxhia u ekstradua pak muaj më parë nga Turqia, 17 vite pasi ishte larguar nga Shqipëria.

Ai nuk i ka pranuar kurrë akuzat për ekzekutimin e Hajdarit në vitin 1998.

Së fundmi ai dha edhe një dëshmi për 23 veprat penale, që akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha.