Skip to content
Kryesore

28 mijë maturantë testohen sot për njohuritë e tyre në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi

· 1 min lexim

Pas provimit të parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj më 3 qershor, gjimnazistët do të duhet të përgjigjen pyetjeve me alternativa dhe zhvillim në lëndën Gjuhë dhe Letërsi.

Testi përmban gjithsej 60 pikë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka uruar sot të gjithë maturantët për provimin e rëndësishëm të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në një postim në rrjetet sociale.

Provimet e radhës janë Matematikë, 18 qershor dhe provimi me Zgjedhje më 24 qershor.

Kujtojmë se si çdo vit që ka rrjedhje të tezave, në provimin e parë pati një qarkullim të tezës para nisjes së provimit.