Skip to content
Kronikë

26-vjeçarja përplas biçikletën, humb jetën i moshuari në aksin Lushnjë-Rrogozhinë

· 1 min lexim

Mëngjesin e ditës së sotme një aksdent tragjik është  regjistruar në Lushnjë.

Raportohet se drejtuesja 26-vjeçare e një automjeti tip “Toyota” ka përplasur një të moshuar, ky i fundit po lëvizte me biçikletë.  Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, kur e reja është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem, automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.