Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

19:51 17/06/2025
Reading Time: 1 min lexim
257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka rikujtuar se mjetet që kanë detyrime të papaguara për taksën vjetore të përdorimit dhe taksën e luksit nuk do të përfitojnë asnjë shërbim deri në shlyerjen e plotë të borxhit.

Sipas të dhënave zyrtare, në shkallë vendi rezultojnë 256,741 mjete debitore, nga të cilat 84% i përkasin individëve dhe 16% bizneseve.

Borxhi total i akumuluar për këto taksa arrin në rreth 17 miliardë lekë (afro 170 milionë dollarë), me detyrime që datojnë që nga viti 2012 deri në qershor 2025.

Në krye të listës qëndron Qarku i Tiranës, me 100,453 mjete debitore (39% e totalit), ndjekur nga Durrësi me 35,153 mjete dhe Shkodra me 17,881 mjete me detyrime të pashlyera.

Për mbledhjen e këtyre borxheve, DPSHTRR ka ndërmarrë një plan masash që përfshin:

• Njoftime shkresore mujore nga Drejtoritë Rajonale;
• Njoftime digjitale përmes portalit e-Albania për përfundimin e afatit të taksës;
• Verifikime në terren përmes sistemit të monitorimit elektronik;
• Refuzim i shërbimeve për mjetet që rezultojnë debitore.

Në rast mospagimi, DPSHTRR thekson se do të bllokojë ofrimin e shërbimeve të mëposhtme për mjetet debitore:
• Ndryshimi i pronësisë dhe i targave;
• Kontrolli fizik për xhamat e errësuar;
• Pajisja me Leje Qarkullimi kombëtare apo ndërkombëtare;
• Kryerja e kontrollit teknik;
• Çregjistrimi i mjetit;
• Pajisja me certifikata ADR dhe CEMT;
• Çdo lloj konfirmimi zyrtar për mjetin.

Autoriteti apelon qytetarët dhe subjektet që të verifikojnë detyrimet në sistem dhe të kryejnë pagesat sa më parë, për të shmangur ndërprerjen e shërbimeve dhe pasoja të mëtejshme administrative.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: automjeteDRPTSH

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para
Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip