Skip to content
Politikë

23 deputetë nga PD të përjashtuar, skenari që pritet në Kuvend nesër

· 1 min lexim

23 deputetë të PD janë njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm në seancën e 30 tetorit në Kuvend, gjë kjo që pritet të shkaktojë tensione. Vendimi për përjashtimin e deputetëve erdhi pas tensioneve të krijuara në parlament më 19 tetor dhe bllokimit të foltores.

Por masa disiplinore sipas tyre ka përfunduar këtë të diel, dhe Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demorkatike Gazment Bardhi, njoftoi deputetët se asnjëri prej tyre nuk do të mungojë në punimet e kuvendit.

Ata do të mblidhen 30 minuta para nisjes së seancës për tu drejtuar më pas më parlament.

Për këtë arsye, seanca e së hënës e parashikuar të nisë në orën 17.00, pritet të zhvillohet mes tensioneve  nga ana e opozitës, të cilët e kanë konsideruar një vendim të padrejtë dhe në shkelje të rregullores.