Skip to content
Kryesore

21 Janari/ SPAK kërkon mospranimin rekursit të së vesë së Aleks Nikës

· 1 min lexim

SPAK ka kërkuar mospranimin e rekursit të bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së opozitës të PS-së.

Prokurori i SPAK ka vendosur dërgimin e kallëzimi për kompetence lëndore në Prokurorinë e Tiranës.

Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë.

Më 29 mars 2023 GJKKO ka vendosur mospranimin e ankimit.

Ndërkohë, më 22 qershor 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë ne fuqi vendimin e GJKKO që kishte rrëzuar ankimin e familjarëve.