Skip to content
Të Gjitha

20-vjeçarja në Kavajë vetëplagoset me armë zjarri, ishte në gjendje…

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Mësohet se një 20-vjeçare me iniciale B.K në gjendje depresive është vetëplagosur  me armë zjarri rreth orës 19:30, në fshatin Mengaj.

20-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, është njoftuar salla operative se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetasja B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.