Skip to content
Të Gjitha

19-vjeçari plagoset me thikë te “Komuna e Parisit”, arrestohet autori (Emrat)

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një plagosje me thikë në zonën “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Bëhet e ditur se Arli Beta, ka qëlluar me thikë në shpinë Erius Tuce, 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes Arli Beta, pasi u shpall në kërkim.

Priten informacione të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Tiranë

Plagosi me thikë një 19-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.