Skip to content
Kryesore

112-vjetori i Policisë, Proda nderon dëshmorët: Vepra e tyre frymëzim për brezat

· 1 min lexim

Ilir Proda dhe Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 112-vjetorit të krijimit të policisë së shtetit.

Proda në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje ka vendosur kurorë me lule në Memoralin kushtuar Dëshmorëve të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.

Ai ka përshëndetur familjarët e dëshmorëve dhe u shprehu mirënjohje për veprat e tyre sublime që janë frymëzim për të gjithë brezat.

Gjithashtu Proda është shprehur se dera e Policisë së Shtetit është gjithmonë e hapur për të gjithë, në veçanti për familjarët e dëshmorëve, të cilët mbrojtën jetën me jetë.

Në fund ai tha se puna e çdo punonjësi policie mbart brenda saj sakrificën e qindra Dëshmorëve të Policisë, detyrimin e të gjithë atyre që duan dhe zbatojnë ligjin, që të përkrahin Policinë, në luftën e pandërprerë me të keqen dhe krimin.