Skip to content
Kryesore

109 vjet nga vdekja e Isa Boletinit, hero i kombit shqiptar

· 1 min lexim

Isa Boletini, një nga figurat më të shquara të historisë shqiptare, udhëhoqi luftën për çlirimin nga pushtuesit osmanë dhe qëndroi krah Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

I lindur në Boletin të Mitrovicës, Isa Boletini ishte pjesëmarrës aktiv në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe kontribuoi në krijimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës. Ai udhëhoqi betejat kundër ushtrive osmane, serbe dhe malazeze, duke qenë gjithmonë në ballë të qëndresës për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Në vitin 1913, Boletini protestoi në Konferencën e Londrës kundër copëtimit të Shqipërisë dhe më pas organizoi qëndresën popullore në Kosovë kundër pushtuesve serbo-malazezë.

Më 23 janar 1916, ai u vra pabesisht në Podgoricë, së bashku me disa familjarë dhe bashkëluftëtarë, nga forcat malazeze. Mbetjet e tij u kthyen në Kosovë më 2011 dhe sot Isa Boletini kujtohet si një simbol i pashuar i dashurisë dhe besnikërisë ndaj atdheut.

Fjalët e tij të famshme, “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”, përjetësojnë shpirtin e tij patriotik.