Skip to content
Sociale

100 mijë doza vaksinash AstraZeneca mbërrijnë në Shqipëri, Manastirliu: Na i solli Greqia!

· 2 min lexim

Ditën e sotme kanë mbërritur edhe 100 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca në vendin tonë. Lajmin e bënë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila tregon se vaksinat i ka dhënë Greqia, në mbështetje ndaj vendit tonë për situatën e pandemisë globale me COVID-19.

“100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Ndër të tjera Manastirliu shkruan se janë mbi 1.2 milionë vaksina anti-COVID të mbërritura në Shqipëri deri tani. Ndër të tjera ministrja Manastirliu thotë se do të vijojnë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Gjithashtu ajo ka bërë të duitur se deri tani në vendin tonë kanë mbërritur  1,220,070 vaksina anti-COVID.

Postimi i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu:

100,000 vaksina AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë🇦🇱🤝🇬🇷🇪🇺

🧪 1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

#ShqipëriaBuzëqesh🌼