Skip to content
Kryesore

Abuzoi seksualisht me të miturën për 4 vite në Maliq¸ detaje të reja

· 1 min lexim

Ngjarja e rëndë në fshatin Sheqeras të Maliqit ka përfshirë Edison Shemen, një 43-vjeçar i dyshuar për abuzim seksual me një vajzë të mitur për një periudhë katër vjeçare.

Vajza ka denoncuar abuzimin, dhe ekspertiza mjekoligjore ka konfirmuar se ka ndodhur kryerja e marrëdhënieve seksuale me të miturën. Vepra penale e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur” është konsideruar e konsumuar nga organet e akuzës.

Autori, Edison Sheme, ndodhet ende ne arrati, ndersa familjaret e tij, perfshire nenen dhe bashkëshorten, e mohojnë kategorikisht perfshirjen e tij në këtë ngjarje.

Nëna e tij ka pretenduar se kjo akuzë është një rezultat i konkurrences me familjen e vajzes, duke e lidhur ngjarjen me rivalitetin profesional. Nga ana tjetër, xhaxhallarët e vajzës kanë reaguar me tronditje dhe kanë thënë se nuk kishin dijeni për abuzimin deri në momentin qe media e bëri te njohur rastin, duke shprehur se Edisoni duhet të denohet për veprimin e tij.

Prokuroria ka sekuestruar serveret e kamerave të vendosura në magazinën ku dyshohet se janë kryer abuzimet, për të mbledhur më shumë prova qe mund të ndihmojnë në hetimin e ngjarjes.