Reshjet e shiut të mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar probleme të shumta në disa qytete në Shqipëri, veçanërisht në Vlorë.
Rrugët e qytetit bregdetar janë mbuluar nga uji gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullimimin e automjeteve.
Probleme mësohet se ka pasur edhe në port, ku për shkak të përmbytjeve në këtë zonë, janë shënuar vonesa të mëdha.