- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetSituata me zjarret në vend/ Vatra aktive në Malin e Bukanikut (Video)

Situata me zjarret në vend/ Vatra aktive në Malin e Bukanikut (Video)

- Reklamë -spot_img

Vijon të jetë aktiv zjarri në Malin e Bukanikut në Bashkinë e Elbasanit, i cili nisi dje që prej pasdites së djeshme.

Flakët nisën rreth orës 17:00, ndërsa vijojnë edhe sot. Zjarri fillimisht dëmtoi 2 ha të kurorës së gjelbër me pisha e dushk, por për shkak të erës flakët u përhapën në të gjitha drejtimet duke krijuar dëme të konsiderueshme.

Për izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit në vendngjarje u dërguan dy automjete dhe 15 punonjës me mjete profesionale, por terreni malor dhe nata krijuan vështirësi për shuarjen e zjarrit. Aktualisht forcat e shërbimit zjarrfikës janë në terren. Zjarri në Bukanik është më i madhi i shfaqur gjatë këtij viti në Bashkinë e Elbasanit dhe dyshimet janë që ka qenë i qëllimshëm.

Situata me zjarret në vend ishte tepër alarmante kohët e fundit ku të gjitha forcat e emergjencës u aktivizuan për të bërë të mundur shuarjen e tyre. Kujtojmë se Shqipëria ka qenë e përfshirë nga flakët në të gjithë territorin e saj. Sipas të dhënave zyrtare të marra nga Agjencia e Emergjencave Civile zjarret kanë qenë të përhapura nga veriu në jug duke përfshirë pyje, kullota dhe prona private në disa rrethe si: Shkodër, Lezhë, Pukë, Elbasan, Fier, Skrapar, Durrës, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë.

Situata e vështirë, që i duhet të përballojë Shqipërisë, në një përhapje kaq të gjerë të zjarreve nuk është shkaktuar vetëm nga temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius. Policia në një njoftim zyrtar, bëri me dije se shumë persona u kanë vënë zjarrin kullotave qëllimisht e më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke rrafshuar gjithçka dhe duke lënë pas vetëm shkatërrime.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj