- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetSkandali me të dhënat, Lubonja: Prokuroria të merret me patronazhistët, jo me...

Skandali me të dhënat, Lubonja: Prokuroria të merret me patronazhistët, jo me gazetarët

- Reklamë -spot_img

Analisti i njohur, Fatos Lubonja, ishte i ftuar në emisionin “Real Story”, aty ku foli për përdorimin e të dhënave personale. Për këtë gjë, Lubonja deklaroi se është një skandal. Gjithashtu, analisti theksoi se ajo që vë re, është se Prokuroria për këtë çështje “godet” gazetarinë që nxorri skandalin, dhe jo Partinë Socialiste.

“Më 2013, kur kam mbështetur rotacionin, kam thënë se duhej frenuar autoritarizmi i Berishës në atë kohë dhe kam dashur që shqiptarët të shohin se dhe Rama është pjesë e të njëjtit sistem e të ngriheshin parti të reja. Jam skeptik për forcat e reja. Idealisht i dua, por në mënyrë praktike, e shoh të vështirë.

Duhet bashkim i opozitës që të frenojmë autoritarizmin e maxhorancës. Për të dhënat personale që është një skandal, Prokuroria shkon te dera e Lapsit dhe nuk kap patronazhistët, në lidhje me skandalin e të dhënave. Provat janë aty. Të hetojë Prokuroria. Në vend se Prokuroria të hetojë patronazhistët, i hyn gazetarisë. Si mos presësh në këto kushte, të mos ketë tension”, u shpreh Lubonja mes të tjerash.

Gjithashtu, edhe Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me presionet që i janë bërë gazetarëve lidhur me publikimin e skandalit të dhënave të votuesve që zotëron Partia Socialiste.

“Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Mediave (ECPMF) ka regjistruar në platformën e saj Mapping Media Freedom presionin e ushtruar nga prokuroria ndaj gazetarëve të Lapsi.al duke kërkuar nga ata dorëzimin e databazës pa urdhër gjyqësor, gjë që mund të rrezikojë burimet e gazetarëve”, shkroi ECPMF në “Facebook”.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj