Për herë të parë Shqipëria ka një kampion bote në mundje. Zelimkhan Abakarov ka arritur suksesin e madh në mes të Beogradit.
Mundësi çeçen me pasaportë shqiptare, Zelimkhan Abakarov, ka fituar medalje të artë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes që zhvillohet në Beograd.
“Luftëtari” Zalimkhan Abakarov mori një fitore dominuese duke shkruar historinë. Abakarov mposhti amerikanin Gilman Thomas, medalist dhe kampion bote në këtë sport me rezultatin 7-2.
Abakarov u shpall kampion bote në mundje në kategorinë stil i lirë për peshën 57 Kg.
Një super performancë, emocionuse dhe e mirëmenduar nga sportisti jonë. Kështu Abakarov bëhet mundësi i parë në histori që shpallet kampion bote për Shqipërinë.
Theksojmë se Shqipëria po përjeton një nga momentet e saj më të mira në sport. Pas medaljes së artë të Luiza Gegës dhe suksesit të Florian Markut në boks, vjen një tjetër medalje ari këtë herë në atë të mundjes.
Reagimi i parë për fitoren e Zelimkhan Abakarov, ka ardhur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai shkruan se kjo fitore e tij krenon të gjithë shqiptarët.
“Shqipëria kampione e botës në sportin e mundjes.
I lumtur për këtë fitore të madhe, që na krenon të gjithëve. Mirënjohje kampionit tonë Zelimkhan Akbvarov për këtë sukses të jashtëzakonshëm! Gjithashtu një falenderim të përzemërt për Sahit Prizrenin për premtimin e mbajtur”, shkruan Meta.