- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetRihapja e dosjes "Gërdeci", flet e moshuara që humbi të afërmit: Mua...

Rihapja e dosjes “Gërdeci”, flet e moshuara që humbi të afërmit: Mua dhe sot nuk më thahen lotët

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar, vendosi të dërgoj për revokim çështjen e “Gërdecit” , nisjen e rigjykimit për ish-ministrin e brendshëm Fatmir Mediu. Edhe pse shumica e banorëve të prekur nga tragjedia e gërdecit nuk kanë dashur t’a komentojnë vendimin e dhënë sot, disa prej tyre kanë folur.

E para ka qenë Mimoza Duraku, e cila ka insistuar vazhdimisht në Gjykatë për të kërkuar drejtësi për djalin e saj që humbi jetën tragjikisht aty.

Edhe pse shumica e banorëve nuk kanë dashur të komentojnë vendimin e Gjykatës ka qenë nënë Zymbylja e cila ka pranuar të flasë për “News24”.

E moshuara tregon mes lotësh se si i humbi tre pjesëtarët e familjes në këtë tragjedi. Ajo ka humbur nipin e vogël, djalin dhe nusen e djalit. Ajo tregon se lotët nuk i janë tharë ende dhe kujton në çdo cep i fshatit i sjell kujtimet e gjalla. Drama e madhe që ka përjetuar kjo familje është ende e prekshme.

Drama e madhe që ka përjetuar kjo familje është ende e prekshme.
“Mediu do bëjë ato 5 vjet burg e do kthehet në shtëpi. Po ajo mamaja e nipave të mi dhe djali i djalit a do kthehet më? Do thuash pse vajti, vajti nga e keqja. Tre veta. 13 vjet dhe mua dhe sot nuk më thahen lotët. Deri sa t’i vete atij djali dhe nuses atje. I kujtoj përditë, kur shkoja në dyqan, më dilte djali këtu e më thoshte ku shkon o nënë, e më shoqëronte. Iku djali i ka lënë librat aty, i ka lënë të gjitha aty”, tha e moshuara.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj