Kryeministri Edi Rama ishte prezent në qendrën shëndetësore nr.10 në Tiranë, e cila është ndërtuar në vazhdën e projektit të 300 qendrave moderne shëndetësore në vend.
Rama tha se kushtet që gjejnë pacientët në këtë qendër janë moderne dhe të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme.
Kreu i qeverisë nuk kurseu as batutat me doktorët dhe infermierët e kësaj qendre.
“Paskan bërë derën për Erion Bracen. Qendrat shëndetësore kanë qenë copë-copë, tani kjo është një gjë tjetër.”-tha mes tjerash Rama.
Shefi i qeverisë i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë bisedës me qytetarët dhe me pacientët theksuan se kjo qendër ka pësuar një transformim rrënjësor.