Policia arrestoi një shqiptar pasi e kapi atë me kokainë.
Emri i tij nuk bëhet i ditur por nga mediat italiane thuhet se 46-vjeçari është rezident në Montegirgioa dhe u arrestua si pasojë e një operacioni masiv të policisë në Fermano, me përfshirjen e karabinierëve edhe të Montegiorgio me mbështetjen e një helikopteri nga Pescara.
Duke bërë manovra të rrezikshme me makinën e tij për të shmangur një pikë kontrolli nga karabinierët, shqiptari plagosi në dorë dhe në këmbë një karabinier nga lëvizjet e pakontrolluara të mjetit të tij të llojit Toyota.
Pas një kontrolli në një vilë jashtë Montegiorgio, policia gjeti një rafineri artizanale për përpunimin e kokainës, ku u gjetën 400 gr kokainë dhe 1 gr drogë e përpunuar e ndarë në doza. Gjithashtu u gjetën edhe lëndë prerëse të kokainës, mjete të ndryshme për paketim dhe 500 euro. Forcat e policisë arritën ta arrestojnë shqiptarin.
(syri.net)