Pas përfundimit të afatit që studentët i kanë vendosur kryeministrit Rama, protesta duket se po përshkallëzon. Që prej orës 16:00 studentët janë ndarë në tre vatra ku njëjra është duke qëndruar përballë Ministrisë së Arsimit, një pjesë tjetër kanë bllokuar tashmë “Zogun e Zi”, ndërsa vatra e tretë po i drejtohet kryeministrisë.
Kjo nuk është ndarje, tregon njëri nga studentët për News24, por vet studentët kanë menduar për ta çuar edhe më tej protestën. Studenti ka thënë se protesta do të përshkallëzohet edhe më tepër ku ditën e nesërme edhe prindërit e tyre do të bojkotojnë punën, si ata që janë në administratën shtetëore edhe ata që punojnë në sektorin privat.
Protesta ndodhet sot në ditën e saj të shtatë dhe studenët I kishin dhënë afat kryeministrit Rama për të plotësuar kërkesat e tyre deri sot në orën 16:00.