Ashtu si mbrëmjen e djeshme ashtu edhe ditën e sotme ka pasur tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë për ngrohjen. Pak më parë protestuesit kanë tentuar të marrin ngrohëse gazi për të përballuar temperaturat e ftohta, pasi edhe sot do të vazhdojnë të qëndrojnë përballë kryeministrisë, mirëpo policët nuk i kanë lejuar, gjë që ka shkaktuar edhe tension.
Megjithatë policia ka arritur që të bllokojë ngrohëset prej gazi dhe nuk dihet nëse ky veprim është bërë për të mbrojtur jetën e studentëve nga ndonjë incident që mund të ndodhë me ngrohësen pasi është me gaz, apo për t’i “ndëshkuar” për “kokëfortësinë” që janë duke treguar?
“Punonjësit e policisë na penguan, këtu është bërë një shtetrrethim, te kjo rruga kam numëruar 10 policë, janë shtuar forcat e policisë kudo. Nuk plotësuan procervebal për ata që morën. Nuk tërhiqemi nga qëndresa jonë natën. Kryeministri mund të deklarojë çfarëdolloj gjëje në media, por ky është realiteti”- shprehen studentët të cilët janë në ditën e 10 të protestës së tyre.