- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet“Për një PD më të bashkuar”, Sali Berisha ndërmerr hapin e radhës

“Për një PD më të bashkuar”, Sali Berisha ndërmerr hapin e radhës

- Reklamë -spot_img

Ashtu siç kishte paralajmëruar, ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë ditën e enjte turin në të gjithë vendin, me Tiranën si ndalesë të parë.

Berisha e ka bërë të ditur hapin e radhës me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se më datë 16 ora 18:00, do të nisë cikli e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”. Ai thotë se foltorja do jetë një bashkëbisedim me demokratët në mbarë vendin.

“Të dashur miq, ditën e enjte më dt. 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.
Foltorja do të jetë një bashkebisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin. Jeni të mirëpritur!”, shkruan Berisha.

Kujtojmë që ditën e sotme kryesia e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i dërgoi një shkresë Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe Kryesisë së partisë, ku kërkonin që të mbahej një referendum brenda partisë lidhur me vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha, për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha. Në shkresë ishte edhe firma e Glauk Olldashit, djali i ish-deputetit të ndjerë demokrat Sokol Olldashi.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj