Pas eliminimit të Jose Mourinho nga klubi i Manchester United, Zinedine Zidane është një nga më të preferuarit për ta zëvëndësuar atë.
Zidane ka mundësi që të bëhet menaxheri i ardhshëm i Manchester United, pas ndërprerjes së kontratës së klubit anglez me Mourinho-n ditën e sotme.
Manchester United po mundohet që të caktojë një udhëheqës sa më shpejt për lojëtarët e tij.
Sipas burimeve, me shume siguri klubi do i japi një shans të madh ish-mbrojtësit të Manchester-it, Laurent Blanc, për ta marr rolin e udhëheqësit deri në fund të sezonit dhe më pas do rikthehet vëmendja tek zëvëndësimi afatgjatë i Jose Mourinho-s.
Bëhet me dije se do bëhet një kërkim i gjërë për të bërë këtë emërim por 3 kandidatët kryesorë janë Zinedine Zidane, Mauricio Pochettino dhe Leonardo Jardim.
Deri tani ata kanë folur me Zidane dhe nëse bien dakord me njëri tjetërin ndoshta Zidane mund të fillojë që tani rolin e tij si udhëheqës.