- Reklamë -spot_img
12.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetMuhametaj hodhi në gjyq KLP-në, ja si reagon Partia Demokratike

Muhametaj hodhi në gjyq KLP-në, ja si reagon Partia Demokratike

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme Partia Demokratike ka reaguar për padinë që bëri ish-kandidatja për në SPAK, Sonila Muhametaj kundër KLP-së për mënyrën si ka zgjedhur dy anëtarë të SPAK.

Në një postim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se kjo është një provë për drejtësinë shqiptare, sepse tashmë do të shihet nëse do të lejojë kapjen nga Kryeministri Edi Rama.

I gjithë debati ka të bëjë më emrin e prokurorit Alfred Shehu, ai i cili hetoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Sipas Bardhit, një prokuror që gënjeu hapur për t’i shërbyer bandave nuk mund të jetë i denjë për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

POSTIMI

Sistemi i drejtësisë është vënë në provë nga brenda vetes. KLP është paditur për manipulim dhe si shtojcë e Partisë Socialiste. Në shkelje flagrante të ligjit, KLP i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit Alfred Shehu që i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, duke u kapur në flagrancë duke mashtruar.

Pyetja që e bën sot çdo shqiptar është:

A do të lejojë gjykata një SPAK të kapur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla?

A do të lejojë gjykata që të bëhet pjesë e SPAK prokurori famëkeq, Alfred Shehu?

Si mund të jetë i denjë për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin një prokuror që gënjeu hapur dhe publikisht për ti shërbyer bandave dhe korrupsionit qeveritar?

Përgjigja e këtyre pyetjeve nga drejtësia do të ndajë qartë nëse sistemi i ri i drejtësisë do t’u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave, apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t’u shërbejë qytetarëve.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj