- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreLifestyleGjysmëfinalja e Eurovision, Shqipëria nuk kualifikohet për në finale

Gjysmëfinalja e Eurovision, Shqipëria nuk kualifikohet për në finale

- Reklamë -spot_img

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ngjysmëfinalja e Eurovision 2022, ku 17 shtete konkurruan dhe ndër to edhe Shqipëria.

Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati performoi “Sekret” e para në radhë e cila nuk u kualifikua për në finale.

Edhe pse performanca e Ronelës ndezi skenën, sërish Shqipëria nuk arriti të kalojë në finale.

Gjatë gjithë mbrëmjes votimi ka qenë i hapur, ku shumë shtete të ndryshme kanë pasur mundësin që të votojnë për performancën që u ka pëlqyer më tepër.  Ronela ka shkëlqyer në përformancën e saj, e shoqëruar nga koreografja Klaudia Pepa dhe katër balerinë italianë.

Ronela mahniti me pamjen e saj e cila kishte veshur edhe një fustan ngjyrë rozë duke marrë kështu vëmendjen e të gjitha mediave.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte varësja e shndritshme e cila plotësonte veshjen e këngëtares, duke e bërë edhe më të vecantë.

Gjithashtu ajo që tërhoqi edhe më tepër vëmendje ishte performanca në skenë e cila përmbante edhe elementë të valleve tradicionale shqiptare.

Ronela Hajati e përjetoi e para nga konkurrentet ndjesinë e ngjysëmfinales së parë të Eurovizion 2022, edhe pse nuk u kualifikua për në finale.

Theksojmw se vetëm 10 nga 17 këngët që performuan kaluan në finale. Shtetet që kaluan në finalen e madhe janë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Hollanda.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj