Ditën e sotme gazetari Renaldo Bregu ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale duke bërë thirrje të fortë që të bojkotohet Irfan Hysenbelli bashk me biznesin e tij, që është në borxh me Tatim-Taksat.
Bregu e quan Hysenbelliun, sipërmarrës hajdut që bën evazion dhe shantazh ndaj shtetit.
“I denoncuar botërisht në Prokurori, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për evazion fiskal, hajdut tek të ardhurat në shtet prej vitesh, në vlerat mbi 1,7 milion €uro, u kërkon konsumatorëve nëpërmejt kësaj reklame gjigande në një nga rrugët kryesore të Tiranës, që të konsumojnë “Birra Tirana”,
Pse duhet konsumuar Birra Tirana ndaj një Sipërmarrësi hajdut, që bën evazion dhe shantazh ndaj shtetit, me përpjekjen për të dëmtuar çdo rregull dhe ligj të vendosur me mund deri tani në vend”, shkruan Bregu në rrjete sociale.
Sipas tij, konsumatori shqiptar, sot ka mundësi të tregoj peshën e tij, duke injoruar në masë konsumin e kësaj marke Birre.
Pasi, kjo sjellje do ishte një mesazh i mirë ndaj çdo sipërmarrësi që vazhdon të pasurohet në kurriz të konsumatorëve dhe vendit me praktika korruptive ndaj zyrtarëve, ose me shantazh ndaj tyre.
“Bojkotimi i Birrës Tirana, do ishte një mesazh i fort ndaj çdo Sipërmarrësit miliarder që e shikon Shqipërinë si plaçkë vetëm për t’a vjedhur.
Mos konsumoni Birra Tirana”, thotë Bregu.