Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli gjatë ndeshjes kundër Luganos, ka thyer me grushta stolin e rezervave.
Ky veprim ka ndodhur si pasojë e faktit që mesfushori shqiptar u zëvendësua në minutën e 64-të nga trajneri Ludovic Maginin i FC Zürich-ut në ndeshjen pa gola kundër Luganos.Këtë ndryshim nuk e priti mirë Benjamin Kololli dhe nga zemërimi ka thyer stolin me grushta.
26-vjeҫari do të dënohet nga klubi për gjestin që ka bërë pasi e kanë cilësuar si gjest të shëmtuar.
Ndërsa trajneri Magnin gjatë prononcimit u shpreh se edhe ai kishte vepruar në të njëjtën mënyrë kur ka qënë futbollist duke lënë të nënkuptohet se në një farë mënyrë i jepte “të drejtë’’ zemërimit të Kolollit, por kjo gjë nuk mund ta shpëtojë futbollistin nga dënimi.
“Kur isha futbollist edhe unë kam vepruar si Kololli. Gjithsesi gjesti i tij do të ketë pasoja. Do të ketë një ndëshkim tek ai, por fillimisht duhet të flasim”,- tha trajneri Magnin pas ndeshjes.