- Reklamë -spot_img
25.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetFrika nga protesta? Bordi luan 'blofin', ul sërish çmimin e karburanteve

Frika nga protesta? Bordi luan ‘blofin’, ul sërish çmimin e karburanteve

- Reklamë -spot_img

Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e karburanteve me anë të një vendimi të ri, që vjen pak orë para protestës që do zhvillohet nga opozita.  Prej 2 ditësh Bordi i Transparencës ka bërë ulje të njëpasnjëshme, si rrallëherë që prej funksionimit të tij.

Protesta e paralajmëruar nga opozita, duket se ka filluar të japë efekt tek vendimet e Bordit i cili po ‘tenton’ të qetësojë’ situatën.

Duke iu referuar shifrave të djeshme të Bordit, sot çmimi i naftës është 8 lekë më pak për litër.

Ndërkohë, benzina është ulur me 2 lekë për litër, ndërsa gazi ka të njëjtin çmim. Këto çmime të reja do të hyjnë në fuqi në orën 18:00, një orë para nisjes së protestës së thirrur nga PD-ja para Kryeministrisë.

Vlen të theksojmë se një fuçi naftë në bursë shitet me 99.3 dollarë.

VENDIMI
Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë. /GazetaReforma

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj