Minsitria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit për sa i përket Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një humbje jete nga Covid-19, ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Sot janë shëruar 89 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarëve në 158.284 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës. Ndërkohë deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Njoftimi i plotë i ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
12 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.
Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforëcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.
Në total numri i rasteve aktive është 2.992.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!