Vrasja që tronditi vendin ku babi vrau të bijën dhe më pas e varrosi atë në kopësht ka jo pak ndikim në opinionin publik. Sot na vijnë disa detaje rreth vrasjes së Anxhela Petro, ku babai i saj, Aleko Petro, tregon me detaje sesi kanë rrjedhur ngjarjet dhe sesi shkoi deri në ekzekutimin e vajzës së tij.
Mësohet se Petro ka shprehur pendim të thellë madje ka thënë: “Më varni në mes të sheshit të Korfuzit që të qetësohet shpirti i vajzës”.
Petro ka shpjeguar se githçka ka nisur shumë qetë, që nga takimi me të bijën, deri në momentin që i ka rënë telefoni.
“Më erdhi në shtëpi papritur për të më uruar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Kisha bërë bakllava dhe gurabie, hëngrëm e biseduam për familjen. Folëm normalisht. Në një moment filloi ti binte telefoni dhe ajo i tha “jam tek babi’. Zakonisht kur vinte tek unë nuk fliste por rrinte me telefon në dorë dhe dërgonte mesazhe. Vajza nuk më fliste shumë, por të paktën erdhi. Unë këtë doja të vinte se kishte gati një vit që kishte ikur nga shtëpia. Kur i ra prapë zilja e telefonit, nuk e fsheha bezdisjen time dhe i thashë: “Nuk e le tani. Po flasim, pastaj fol. Po deshe merre, nuk e kam problem”.
Atëherë, sipas Aleko Petros, vrasësit të vajzës së tij 29-vjeçares Anxhela Petro, shpërtheu duke filluar të bërtasë dhe të shtyjë karriget dhe duke thënë: “Do të bëjë çfarë të dua. Telefoni është i imi dhe nuk dua të pyes asnjeri.
–Po nuk të thashë asgjë, pse bën kështu”, por sipas babait, vajza ka vazhduar të bërtasë.
Pastaj 52-vjeçari ka rrëfyer momentin e krimit. “Për një moment u ‘nxiva’, në ato çaste nuk isha më vetvetja. Nuk shikoja asgjë më. E godita me hekur dhe pastaj ajo u hodh nga dritarja. U hodha edhe unë pas saj. Isha tjetër njeri….Edhe tani rri e mendoj se çfarë ndodhi e si e bëra”.
Më tej ai ka rrëfyer se e gjeti vajzën në pjesën e pasme të oborrit të plagosur rëndë dhe të shtrirë në tokë. Në këtë moment Aleko Petro rrëfen se vajza i ka thënë: “Baba po iki, të dua shumë. Dua të më përqafosh”.
Petro rrëfen: “Aty i thashë – Do vi edhe unë më ty bija ime.- E mbajta të përqafuar në krahët e mi dhe më thoshte: “Kam ftohtë baba”.
Në vazhdim shqiptari 52-vjeçar ka deklaruar se pastroi shtëpinë, dogji disa nga rrobat e tij dhe disa sende të vajzës. Po kështu ai hodhi telefonin e vajzës në oborrin e kumbarës së saj.
Kur u pyet se pse e varrosi trupin e vajzës në oborr ai u përgjigj: “Nuk doja ta lija jashtë që ta hanin kafshët. E varrosa aty përkohësisht”.
“Isha aq i shokuar sa nuk isha në gjendje të merrja njeri në tëlefon. Nuk dija se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë gabim në ato momente. Më morën në telefon dhe vajtja në polici. Nuk mund të flisja. Pastaj vajtëm në shtëpi”.
Midis të tjerave i ati ka folur edhe për lidhjen e vajzës së tij me të riun afgan.
“Nuk dija asgjë për lidhjen e saj me djalin nga Afganistani. Ato ditë e mësova. Kisha dëgjuar diçka por nuk e dija se ku ndodhej dhe me këtë rrinte”.
Madje ai ka shtuar se nuk e dinte fare se vajza e tij ishte pagëzuar në fenë e krishterë. Gjithashtu ai e ka mohuar se e kishte dhunuar edhe më parë vajzën, “thjeshtë i bërtisja ndonjëherë kur vonohej si çdo baba“.
Në fund ai ka thënë fjalët më të mira për të bijën që e vrau ditën e parë të këtij viti:
“Ishte e zgjuar dhe fëmijë i mirë. E merrja me vete në punë në ndërtim. Shtronte pllaka me mua më ndihmonte për çdo gjë. Ishte vajzë shumë e fortë”.
Ditën e nesërme do të transportohet edhe trupi i të resë për në Berat, nga ku edhe do të përcillet për në banesën e fundit.