- Reklamë -spot_img
0.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetAkuzat ndaj Bashës për ‘Toyota Yaris', Klodiana Lala zbulon detajet

Akuzat ndaj Bashës për ‘Toyota Yaris’, Klodiana Lala zbulon detajet

- Reklamë -spot_img

Mbrëmjen e sotme gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga dosja belge për misterin e 3.4 milionë eurove të gjetura në makinat Toyota Yaris në vitin 2018.

Ajo tha në emisionin ‘Opinion’ se një biznesmen gjerman i quajtuar Carlo Rizzato, i cili ka qëndruar vetëm një ditë në Shqipëri ka shkuar para prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ka deklaruar se paratë janë të tijat, të cilat i kishte kursime cash.

Pjesë nga biseda

Lala: Vetëm një njeri është dënuar me 1 vit. Rrugës për në Shqipëri mbërriti një biznesmen gjerman në 13 mars 2019. Ka deklaruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka deklaruar jam unë pronari i këtyre parave. Carlo Rizzato. Në datën 13 mars ka hyrë në territorin shqiptar, ka qëndruar vetëm një ditë në Shqipëri. Ka deklaruar në territorin shqiptar se jam unë pronari i eurove. Por në dokumentat që disponuam nga autoritetet gjermane.. Ai thoshte se do të investoja në Shqipëri. Në bregdetin e Semanit do të bëja disa resorte turistike dhe ishin falsifikuar pronat e një familje. Si mbyllën sytë dy prokurorë që sot jan në SPAK dhe nuk bënë përpjekje minimale për të vërtetuar nëse dëshmia e biznesmenit ishte e saktë. Kam shumë vite që i mbaja cash në banesën time thoshte biznesmeni. Ka interferenca politike Fevzi. Sot po e përdorin për interesa politike. Carlo Rizzato deklaroi se janë paratë e mia, ndërsa Prokuroria nuk vërtetoi gjë. Ne bëmë verifikime që rezultuan se kompania e tij kishte kapital minimal. Prokuroria nuk na ka thëënë ku rodhën këto para. Është dënuar vetëm një person për mosdeklarim të hollave në kufi. Unë mendoj se nëse kapet nje sasi 10 të tjera kanë kaluar.

Fevziu: Lekët kush i mbajti ne apo belgët?

Lala: Për momentin i kemi ne të konfiskuara por ka pretendime nga belgët. Ata pretendojnë se zanafilla e krimit ka nisur në vendin e tyre dhe i pretendojnë ata lekët.

Rikujtojme se akuza te forta ka ngritur ish-Kryeministri Sali Berisha ndaj kreut te PD-se, Lulzim Basha, per te cilin thote se ka pasur dijeni per parate ne Toyota Yaris pasi eshte i perfshire ne kete afere se bashku me Ramen. Ai maje shkon me tej duke thene se Basha eshte shpallur anetar grupi kriminal ne Blegjike.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj